TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka nxjerrë pamjet kur deputetë të PS-së dhunuan me grushta ligjvënësin e PD-së, Gent Strazimiri në vitin 2014.
Ngjarja ndodhi në sallën e parlamentit në seancën e 10 korrikut 2014. Në pamje shihen Pjerin Ndreu, i cili aktualisht mban postin e kryebashkiakut të Lezhës dhe Arben Ndoka, të cilët godasin ish-deputetin demokrat.
Vasili ka publikuar videon nga momenti, ndërsa shprehet “kanë surrat e bëjnë moral”.
“Shikoni si godisnin dikur me grushta deputetet e rilindjes deputetin Strazimiri. Njerin nga keta deputetet dhunues e kane bere edhe Kryetar Bashkie ne Lezhë.
Edhe kane surrat e bejne moral!!””, shkruan ai.