TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë kanë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Në dy raste, janë sekuestruar 20 520 euro dhe 100 dollarë, ndërsa janë proceduar 2 shtetas që nuk i deklaruan ato.
NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen në total 20 520 euro dhe 100 dollarë, procedohen penalisht 2 shtetas që nuk i deklaruan në dalje të RSh-së. Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave.
Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Dh. H., të cilit i janë gjetur 10 365 euro, dhe shtetasi R. K., të cilit i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë. Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. H., 47 vjeç dhe R. K., 45 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.