TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’. Në seancën e sotme gjykata i kërkoi avokatëve mbrojtës së ish-ministrit, të rilexojnë edhe një herë kërkesën e tyre në lidhje me 90 dëshmitarët, apo edhe akt ekspertimet, apo prova ligjore që ata kërkojnë të thirren në gjykatë dhe të dëshmojnë në procesin ndaj ish-ministrit Mediu.
Thuajse ishte e njëjta kërkesë e lexuar edhe dy javë më parë nga mbrojtja e Mediut. Gjithashtu seanca u shoqërua me debate mes prokurorisë dhe avokatit mbrojtës të familjarëve të Gërdecit. Prokuroria nuk ishte e dakord me thirrjen e trupit diplomatik apo ushtarakëve të lartë kohës, pasi mund të vononin proces, por duheshin vetëm një numër i vigël dëshmitarësh, që mund të vërtetonin akuzat.
Në fund edhe avokati mbrojtës i viktimave të Gërdecit, kërkoi vënien në dispozicion të të gjithë provave dhe shkresore dhe emrave të dëshmitarëve që u kërkuar nga avokatët mbrojtës të Mediut të thirren si dëshmitarë. Ndërkohë gjykata e i la kohë deri në datën 3 tetor. Avokati mbrojtës i viktimave të Gërdecit kërkoi që të thirren edhe 12 dëshmitarë në procesin, ndaj Mediut, ndër ta edhe ish-kreu i Bashkisë së Vorës. Fiqiri Ismaili dhe Ifraim Diveroli.