AKTUALITET, 29 Shtator 2023, 14:42

Kanë dy javë afat për të aplikuar, KLP shpall tre vende vakante në SPAK

Kanë dy javë afat për të aplikuar, KLP shpall tre vende

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur 3 vende vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Në njoftim theksohet se prokurorët që plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar për në SPAK kanë dy javë kohë pasi aplikimet duhet të bëhen brenda datës 16 Tetor.

Njoftimi i plotë i KLP:

Në bazë të neneve 148/dh dhe 149/a të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit Nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” i ndryshuar, nenit 47 pika 1 germa “b”, 48 pikat 1, 2 dhe 3 të ligjit Nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” i ndryshuar, ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë“ i ndryshuar, Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” miratuar me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nr.303, datë 19.09.2023, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall fillimin e procedurave për plotësimin e 3 (tre) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në vijim Prokuroria e Posaçme).