TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roland Bejko komentoi përjashtimet e deputetëve si dhe kritikat apo sulmet ndaj Lulzim Bashës. Bejko tha se përjashtimi i 11 deputetëve nga grupi parlamentar i PD ishte një akt administrativ sepse ata i ishin bashkuar me kohë Berishës. Sipas tij, lista duhet të kishte dhe të tjerë.
“Një grup i brendshëm që kur ka filluar ky sherr janë pozicionuar qartë me Sali Berishën, duke menduar se ai është PD-ja. U ndërmor një veprim administrativ që bëri të qartë pozicionimin e deputetëve. Këta deputetë nuk i njohin forumet e partisë, për rrjedhojë dhe partia nuk i njeh. Ishte thjesht një akt administrativ.
Ne jemi një parti që nuk e mbështesim ekzistencën tonë te përjashtimet. Kryen një akt sulmi më 8 janar ndaj selisë së PD-së dhe bashkëpunëtorëve. Me këtë vendim ka qenë dhe z.Bardhi dhe disa deputetë të tjerë. Kanë qenë në këtë pozicion që përjashtuan z. Berisha. Një pjesë e këtyre i janë bashkuar grupit të z.Berisha. Në kryesi këtë kam thënë që këta kanë merituar të përjashtoheshin që në momentin që janë pozicionuar te z.Berisha. Ai ka zgjedhur. Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Administrata burokratike e partisë, juristët i kanë qëndruar vendimit të 10 janarit 2022”, tha Bejko.
Sa i përket deputetëve që nuk janë me Bashën, por as me Berishën ai theksoi se “kanë ende kohë të reflektojnë dhe të gjejnë pozicionin e tyre. Ne i lutemi të gjejnë pozicionin e tyre”. Lidhur me të përjashtuarit dhe mundësinë e rikthimit ai tha se në momentin që përjashtohesh nga grupi, të duhen 6 muaj që të riatashohesh te grupi. “Si anëtar partie po, mund të kthehet. Të thotë po, unë këtej e tutje do jem pjesë e PD-së dhe punoj për programin e saj. PD nuk e ka luksin të përjashtojë, por përderisa këta personazhe po kërkojnë identitetin e tyre politik janë të lirë. Z. Bardhi po ka pranuar që dështoi përballë z. Berisha është fatkeqësi për të. Unë personalisht nëse gjykata do ia kishte dhënë logon dhe të njihte si përkatësi z.Berisha nuk do pranoja që partia ku bëj pjesë të quhej PD. Këta e bëjnë me dashje, nuk duan të na lënë ne të rritemi”, deklaroi Bejko.