TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, ka komentuar sërish ngjarjet në Kosovë. Duke iu referuar sulimit terrorist në veri më 24 shtator, Luca thotë se Kosova e fitoi tashmë betejën me Serbinë duke i treguar vendin terrorizmit dhe duke mbrojtur kufinjtë e saj, por pas kësaj duhet të tregojë se është edhe vendi i paqes dhe të flasë si e barabartë në një tryezë me ndërkombëtarët.
Reagimi i Gjergj Lucës
Në krah të heronjve Skënderbeut, Lek Dukagjinit dhe Adem Jasharit mesazhi më solidar dhe me mendjen më të ftohtë është i qartë: Kosova e fitoi tashmë betejën me Serbinë duke i treguar vendin terrorizmit dhe duke mbrojtur kufinjtë e saj.
Botës i tregoi se Kosova është vendi i luftës e tani t'i tregojë se është edhe vendi i paqes. Në një tryezë të madhe me ndërkombëtarët është koha të flasë si e barabartë dhe të shtrojë trasenë e së ardhmes. Respekte Kosovës, respekte shqiptarisë!