AKTUALITET, 27 October 2026, 15:03

Vlorë/ Vjedhje në një biznes, dy hajdutët hyjnë dy herë brenda natës dhe marrin 180 mijë lekë e sende me vlerë

Vlorë/ Vjedhje në një biznes, dy hajdutët hyjnë dy

Dy persona kanë vjedhur një biznes që tregton fruta dhe perime, gjatë natës mes të hënës dhe të martës në lagjen 28 Nëntori në Vlorë.

Sipas denoncimit të personit që administron ambientin me qira, autorët kanë mbërritur në dyqan në dy momente të ndryshme, fillimisht në orën 23:53 dhe më pas në orën 00:49.

Nga biznesi është marrë xhiroja ditore, në vlerën e 180 mijë lekëve të vjetra, si dhe sende të tjera me vlerë.

Rasti është denoncuar nga administratori i biznesit, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.