AKTUALITET, 29 Shtator 2023, 15:35

Peshkonin me mjete të paligjshme në liqenin e Shkodrës, dy të proceduar

Peshkonin me mjete të paligjshme në liqenin e Shkodrës, dy

Dy persona janë proceduar penalisht pasi u kapën duke peshkuar me mjete të paligjshme në liqenin e Shkodrës.

Sipas policisë, konkretisht me inicialet E. Sh., 45 vjeç dhe A. M., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, u kapën duke peshkuar me këta mekanizma, të cilët përveçse dëmtojnë florën dhe faunën liqenore, rrezikojnë jetën e përdoruesve të tyre, për shkak të rrymës elektrike në ujë.

Po ashtu është sekuestruar një mjet lundrues dhe mekanizmat elektrikë, që përdoreshin për peshkim nga ana e tyre. Po ashtu, dy javë më parë janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, të cilët po kryenin peshkim me mjete të paligjshme.