TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë tronditur Shkodrën ditët e fundit, një tjetër rast që mund të kishte agravuar në një konflikt mes dy personave është parandaluar nga policia. Në pranga ka rënë një 39-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë drejt një makine të parkuar.
Mbrëmjen e djeshme, shërbime të Policisë Vau i Dejës kanë bërë të mundur parandalimin e një konflikti mes dy personave.
Pas reagimit të policisë, u vu në pranga shtetasi A. L., 39 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në përdorim nga E. P. Në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.