AKTUALITET, 29 Shtator 2023, 15:45

Nga e hëna nis shtesa e pensionit/ Mbi 700 mijë përfitues për të gjitha kategoritë

Nga e hëna nis shtesa e pensionit/ Mbi 700 mijë përfitues

Duke nisur nga 1 tetori  pensionet do të shpërndahen bashkë me rritjen  prej 8.6%. Pensionistët e vlerësojnë këtë rritje por njëkohësisht theksojnë se është e nevojshme që një masë e tillë të vijojë. Ata shprehen se i përballojnë shpenzimet me ndihmën e fëmijëve.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado shpjegon se përllogaritja për rritjen tashmë është përfunduar për të gjithë përfituesit dhe pensionistët do e tërheqin shtesën  bashkë me pensionin e radhës. Nga ky indeksim përfitojnë të gjitha kategoritë

Hado sqaron se indeksimi  8.6%  është bërë duke përllogaritur rritjen e çmimeve të shportës së pensionistëve. Efekti në buxhetin e  shtetit për  këtë vit si pasojë e rritjes së pensioneve rezulton 3.2 miliardë lekë.