AKTUALITET, 29 Shtator 2023, 12:38

U arrestua si pjesëtare e bandës, nëna e Klea Gjatës: Vajza s’ka lidhje me vrasjet, e kishte frikë Laert Haxhinë

U arrestua si pjesëtare e bandës, nëna e Klea Gjatës: Vajza
Klea Gjata dhe Laert Haxhiu

Dëshmia e Artan Tafanit tashmë i bashkëpunëtor me drejtësinë, ka zbardhur ngjarje të shumta kriminale të regjistruara në vendin tonë. Në listën e emrave të personave që kanë lidhje me grupin e Laert Haxhisë, është edhe emri i një 27-vjeçareje nga Lushnja.

Klea Gjata e dashura e Laert Haxhisë, e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit ‘Kurrë mos Harro’. Familja e saj, është kërcënuar nga familjarët e viktimave, të vrarë nga banda e Laert Haxhisë.

Mamaja e 27-vjeçares në një intervistë për Report Tv tha se asaj i ka shkuar në banesë nëna e një të vrari nga banda e Laert Haxhisë dhe e ka kërcënuar.

‘Erdhi nëna e një të vrari e na kërcënoi! Vajza ime s’ka lidhje me vrasjet. Ndihem e kërcënuar’- tha ajo.

‘Unë po pija kafen në një lokal lagje. Po ça faji kam unë? Erdhi një grua, e ka emrin Ahpresa, mbiemrin nuk e di. Ka ardhur edhe këtu, edhe tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet! Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje! Vajza ime ka që vajzë e re që ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar.’- tha ajo.

Nëna e 27-vjeçares, tregon se vajza ndihej e frikësuar nga Laert Haxhiu e se kishte frikë që këtë të fundit ta refuzonte.

‘Klea ka mbaruar administrim biznesi. Unë atë dritë syri kam. Vajza fle me mua. Jam tepër e shqetësuar, na ndihmo të lutem. Unë atë vajzë kam nuk ka bërë asgjë. Më ndihmo të lutem. As nuk e ka takuar, vetëm të atin i njoh çunit! Ne kemi parë hallin tonë. Kam turp, kam sedër pse ta pësoj ajo që është e drejtë. Unë e kam frikë atë më thoshte që t’i bëj bllok.’- tha ajo.

Me Laert Haxhiun, tregon se ka komunikuar vetëm në telefon me të dhe se njeh si fytyrë. Për 8 mars të këtij viti tha ajo, ai i ka sjellë një tufë lule të cilat vajza ka refuzuar që t’i pranojë.

‘Në telefon me mua është sjellë mirë ai. Nuk e kam takuar kurrë! Unë e njoh si fytyrë që jepet në media. Nuk e njoh djalin vetë. Kur ishte 8 Marsi i këtij viti i erdhi një buqetë ishte pa emër… Vajza nuk e pranoi buqetën… Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën (Laert Haxhiu). I tha ta kam sjellë për shenjë respekti. Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më ‘tha ti bëj bllok’. Shkëputej rrinte dy javë, por e merrte vet ai. Për të bashkëjetuar jo e jo! Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është.’- tha ajo.