AKTUALITET, 29 Shtator 2023, 10:44

Temperaturat do të rriten lehtë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat do të rriten lehtë, parashikimi i motit për

Orët e para të mëngjesit të sotëm vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pothuajse të gjithë territorin e vendit, por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme ku në zona të izoluara në qendër dhe Jug të vendit do të rrezikojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu si edhe rrebeshe në Juglindje.

Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushte atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.