TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dollari amerikan pas rritjes së ndjeshme që regjistroi një ditë më parë ka humbur pikë këtë mëngjes duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 100 lekë dhe është shitur me 101 lekë.
Monedha europiane e ka nisur ditën e premte në kuota konstante duke vijuar edhe sot të blihet me 106 lekë dhe të shitet me 106.8 lekë sikurse edhe ditën e enjte sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane sakaq ka shënuar rritje mëngjesin e sotëm teksa e mbyll këtë javë pozitivisht duke u blerë sot me 109.2 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë në raport me ditën e djeshme. Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi ne raport me dje është blerë sot me 121.8 lekë dhe është shitur me 122.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.