AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 21:10

"Sulmi blitz i Putinit nuk funksionoi"/ Alizoti: Nuk e rrëzuan dot qeverinë, tani mund të nisë vala e dytë!

"Sulmi blitz i Putinit nuk funksionoi"/ Alizoti: Nuk e rrëzuan
Tomorr Alizoti

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për luftën në Ukrainë. 

Deputeti Tomorr Alizoti, foli për sulmin rus dhe strategjinë e Putin për të rrëzuar qeverinë, gjë e cila nuk rezultoi e suksesshme. 

"Sulmi blitz nuk funksionoi. Fakti që do të hyjnë edhe trupat e Bjellorusisë, do të thotë se Rusia ka qenë e keq kalkuluar. Efekti surprize, është fakti që është mobilizuar i gjithë populli i Ukrainës dhe e ka vendosur në një kurth Rusinë.

Nëse lufta Blitz ka elementin qe të kapë kryeqytetin, nuk funksionoi. Dështoi gjatë këtyre ditëve. Ndërrimi i qeverisë nuk ndodhi.

Tani mund të jetë vala e dytë, suport nga Bjellorusia", tha Alizoti.