AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 21:24

Lufta/ Zyrtari amerikan: Ja pse Vladimir Putin ka dështuar ta pushtojë Ukrainën deri më tani, frika më e madhe vjen prej raketave që mund të vrasin civilë

Lufta/ Zyrtari amerikan: Ja pse Vladimir Putin ka dështuar ta pushtojë

Një zyrtar amerikan ka deklaruar se Vladimir Putin dështoi që ta pushtojë Ukrainën që në ditët e para të saj dhe sot ai është ende mbrapa nga koha që kishte menduar se do ta merrte të gjithë vendin.

Sipas tij, Rusia ka shfrytëzuar gati 75% të fuqisë së saj ushtarake për të pushtuar Ukrainën por deri më tani nuk ia ka dalë dot. Megjithatë, sipas zyrtarit amerikan “rreziqet që vijnë nga mungesa e përparimit rus është përdorimi i raketave dhe artilerisë së rëndë në Kiev dhe Kharkiv – që rrezikon edhe jetët e civilëve, transmeton CNN. 

Zyrtari nuk pranoi të jepte një shifër për viktimat ruse, por vuri në dukje se në ditët e para Ministria ruse e Mbrojtjes e mohoi një gjë të tillë por më pas u desh të pranonte për disa.

“Ajo që ne do të vlerësonim është se Rusia ka humbje të konsiderueshme. Ata nuk mund t’i fshehin dot viktimat. Ndikimi i këtij operacioni do të shihet dhe ndihet përsëri edhe në vetë Rusinë.”