TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Shën Premte të Divjakës.
Mësohet se një 18-vjeçar i cili drejtonte makinën tip “Benz” ka përplasur një 56-vjeçar i cili po lëvizte me motor.
Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçari me iniciale A.G. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas aksidentit, 18-vjeçari me iniciale E.C. është larguar me makinë, teksa policia i është vendosur në ndjekje dhe bën kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.