AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 21:25

Kalemaj: Rusia ka trefishin e ushtrisë, por nuk ka arritur të marrë qytetet e mëdha në Ukrainë!

Kalemaj: Rusia ka trefishin e ushtrisë, por nuk ka arritur të

Profesori i Shkencave Politike, Ilir Kalemaj, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për luftën në Ukrainë dhe asimetrinë e dy ushtrive që po përballen me njëra tjetrën. 

Kalemaj tha se pavarësisht kësaj asimetrie, rusët kanë dështuar të marrin qytetet e mëdha. 

Kalemaj: Ka asimetri të qartë për ushtrinë konvencionale, Rusia ka trefishin. Kemi asimetri sa i përket mjeteve të blinduara, artilerisë. 
Rusia i kishte shpresat që nëpërmjet një sulmi blitz të merrte Kievin.

Rakipi: Sa prej territorit të Ukrainës ka nën kontroll Rusia aktualisht?

KalemajL: Përveç Krimesë, ka një pjesë të Donbasit. Rusë etnikë në Donbas ka vetëm 28%. Por, Rusia ka dështuar të kontrollojë qytetet e mëdha.