AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 21:21

Deklarata e Putin për armët bërthamore, Pentagoni: Aq sa e panevojshme, aq edhe përshkallëzuese

Deklarata e Putin për armët bërthamore, Pentagoni: Aq sa e

Pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se forcat e parandalimit të Rusisë – përfshirë armët e saj bërthamore – janë vendosur në gatishmëri të lartë, Pentagoni u përgjigj duke e quajtur njoftimin “po aq të panevojshëm aq edhe përshkallëzues”.

Përgjigja u dha nga zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference të hënën.

Kirby vazhdoi të vuri në dukje se Pentagoni po “rishikon dhe analizon” njoftimin e Putinit.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin është “i qetë me qëndrimin parandalues strategjik të Shteteve të Bashkuara dhe aftësinë tonë për të mbrojtur atdheun dhe partnerët tanë”, tha Kirby gjithashtu.