TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në në fshatin Xibër, Bashkia Klos.
Sipas burimeve të policisë, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin B. K., 47 vjeç, ku për pasojë ka humbur jetën.
Klos/ Informacion paraprak
Rreth orës 18.50, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, shtetasi P. Ll, 39 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin B. K., 47 vjeç, (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.