TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar nisma rajonale Ballkani i Hapur. Në studio ka patur një debat mes analistit Armand Shkullaku dhe përfaqësuesit të mazhorancës, Ervin Bushati.
Pjesë nga biseda:
Ervin Bushati: Realiteti ekonomik dhe social është që ne dhe Kosova i kemi këto marrëdhënie me Serbinë. Ata e kanë këtë marrëdhënie. Kosova nuk e sheh në këndvështirmin e thjesht të uljes në një tavolinë ekonomike dhe nuk është gati të ulet. Por, a do të mundësohet kjo nëpërmjet një marrëveshjes si Ballkani i Hapur? Zotëria thotë ky vjen nga burimi i helmuar, pra meqë e bën Rama është e keqe.
Armand Shkullaku: Jo nuk e thashë këtë. Rama është zar i Vuçiçit, nuk ka gjë në dorë Rama i shkretë.
Ervin Bushati: Duke e nisur nga ky parim, i bie nuk pranohet asnjë mendim i vlefshëm, pse vjen nga ai burim.
Armand Shkullaku: Nuk është Rama ideatori i këtij procesi, është Vuçiçi.