AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 22:16

"Ballkani i Hapur, karamele me helmin brenda!"/ Mima: Kosova e ka shpinën të zbuluar!

"Ballkani i Hapur, karamele me helmin brenda!"/ Mima: Kosova e ka
Florion Mima

Florjon Mima ka folur për nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, të cilën e konsideron një projekt, që dëmton Kosovën. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mima tha se sot Kosova nuk e ka mbrotjen e Shqipërisë dhe " e ka shpinën të zbuluar". Ndërkohë që Ballkanin e Hapur e quajti "karamele me helmin brenda". 

"Ky është një projekt politik (Ballkani i Hapur), që ka për qëllim të rrisë valencën në grup, jo të çdo shteti të veçantë. Gjashtë vende është një njollë goxha e madhe, që po qe se i ikën pjesës perëndimore, krijon një problem goxha të madh.

Në rrafshin praktik, siç tha Vuçit, ju e quani Republika e Kosovës dhe ne nuk e quajmë ndryshe... Pra, nëse doni të diskutoni për miell dhe vaj, hajdeni. Ky është tisi ekonomik që tenton të paketohet kjo karamele me helmin brenda.

Fat i madh që Kosova ka djem dhe vajza që i kanë dalë zot territorit të tyre dhe nuk lejojnë të tallen me emrat dhe kujtimin e fëmijëve që janë ende të pagjetur.

Ky njeri del dhe bën sarkazëm me Vuçiç, që është i qartë për punën e kombit të vetë.

Nëse Kosova ka patur përballë vetëm Serbinë dhe ka patur mbrojtje Shqipërinë, sot ka shpinën e zbuluar", tha Mima.