TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enno Bozdo mendon se nisma për Ballkanin e Hapur, është një përpjekje për protagonizëm politik.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bozdo tha se marrëveshja e CEFTA ku bën pjesë edhe Kosova është e mjaftueshme dhe është arritur duke marrë pjesë të gjitha palët si të barabarta.
"Ajo që propagandohet si Ballkani i Hapur, nuk është as marrëveshje ekonomike dhe as politike, por një iniciativë për protagonizëm politik.
Gjithçka është thënë deri sot dhe është premtuar, lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve, aksesi në tregun e punës, janë pjesë e CEFTA, e cila është shumë herë me e elaboruar, sepse ka më tepër angazhime.
U nënshkrua nga kryeministrat e rajonit në fund të vitit 2006.
Çfarë permend kryeministri si arritje, janë arritur nga CEFTA. CEFTA është negociuar me të gjitha palët në mënyrë të barabartë.
Nëse themi se duhet të krijojmë treg të përbashkët dhe ti afrohet konceptit të BE, që bashkimi të bëhet pa probleme, këtë e realizon CEFTA", tha ndër të tjera Bozdo.