AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 22:24

Presidenti Meta flet për përplasjen me ndërkombëtarët: Qëndrimet e mia nuk kishin të bënin me BE-në apo me NATO-n, por me atë kastë diplomatësh që…

Presidenti Meta flet për përplasjen me ndërkombëtarët:

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur për përplasjen e tij me ndërkombëtarët. Përmes një interviste të dhënë për emisionin Open në News 24, Meta deklaroi se nuk është përplasur me zyrtarët  e Bashkimit Evropian apo me NATON, por me një kastë ndërkombëtarësh që kanë në plan shpopullimin e vendit.

“Ju përpiqeni të absolutizoni diçka që unë e kam pasur të qartë. Kur flas për Rilindjen e kam për atë lokale këtu dhe për atë ndërkombëtare, e cila manipulon, lobon në qeveri të caktuara, në institucione të caktuara dhe është e interesuar që në Shqipëri të kemi një situatë të tillë që e mban Shqipërinë larg bashkimit Evropian, dhe njëkohësisht që garanton interesat e rilindjen ndërkombëtare dhe asj lokale.

Në kundërshtim me interesat e shqiptarëve në rajon dhe me interesin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë këtu. Ikën 1 nga Serbia për 1 mijë banorë, ikin 12 nga Shqipëria, ikën 1 nga Mali i zi , ikin 14 nga Shqipëria, ikën një nga Kosova, ikën 1 nga Shqipëria, është një projekt i Rilindjes ndërkombëtare për shpopullimin. Qëndrimi im nuk ka të bëjë me Bashkimin Evropian apo me NATON”, tha Meta.

Për mua kjo është një çështje e shpikur për interesa të tjera. Qëndrimet e mia kanë qenë dhe mbeten të qarta.