AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 21:18

A është zbutur marrëdhënia me Ramën? Meta zbulon pse nuk mori kohë për firmosjen e dekretit për Bajram Begaj

A është zbutur marrëdhënia me Ramën? Meta zbulon pse

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar arsyet pse firmosi pa humbur kohë dekretin për lirimin nga detyra të kandidatit për president Bajram Begaj.

“Më duket një debat tërësisht absurd megjithatë jemi në demokraci dhe çdo akt mund të kontestohet. Unë kam kryer detyrën në mënyrë që të mos pengoja parlamentin të kryente raundin e katërt. Qelloi që kandidati të kishte një pengesë për tu zgjedhur nga Kuvendi.

Më erdhi një kërkesë nga qeveria dhe nga vetë shefi i Shtabit për dorëheqjen që kishte dhe nuk kisha asnjë arsye pse unë mos ta firmosja.

Mund të merrja kohë në një rast tjetër, të marrrësh kohë për një person që është shefi i Shtabit që e kisha dekretuar disa kohë më përpara, ai i kishte kaluar të gjithë filtrat, do të ishte një absurditet.

Nuk është se në Stamboll u dekretua presidenti i ardhshëm, u dekretua lirimi nga detyra, është ushtrimi i një kompetence”, tha Meta.