AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 21:44

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë/ Si humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Makinat bëhen copë-copë, njëra përfundon në kanal

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë/ Si humbën jetën 2

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Buzëmadh në aksin rrugor Levan Tepelenë ku kanë humbur jetën 2 persona dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ashtu siç duket edhe nga videoja e dërguar nga korrespondentja e Panorama.al, automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara dhe transportohen me urgjencë të plagosurit. Ndërsa makina e morgut ka marrë dy trupat e personave që kanë ndërruar jetë. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimave dhe personave të plagosur nuk dihet ende.

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.