AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 22:05

"Rama dhe Vuçiç dalin super furbo!"/Arjan Çani: Qëllimi i Ballkanit të Hapur, shantazhi ndaj BE-së!

"Rama dhe Vuçiç dalin super furbo!"/Arjan Çani:
Arjan Çani, Vuçiç, Rama

Arjan Çani thotë se Ballkani i Hapur është një projekt, që ka për qëllim të shantazhojë Bashkimin Europian. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Çani deklaroi se kjo nismë rajonale është thjesht politike dhe jo ekonomike. 

"Kjo është vetëm politike, është bullshit të thuash është ekonomike. Qëllimi siç më kanë thënë ekspertët, është shantazh i hapur ose i kamufluar, ndaj BE-së dhe një shkelje syri botës tjetër.

Nëse është ky qëllimi, Rama do të mbetet në histori. Rama dhe Vuçiç dalin super furbo", tha Çani.