TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta foli sot për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe qasjen e maxhorancës ndaj këtij akti.
Meta u shpreh në Open se maxhoranca e përdor këtë si sebep për të minuar demokracinë duke marrë edhe shembullin e rrëzimit të kandidaturës së Simon Mirakës për shkak se pas emrit të tij ishte firma e Sali Berishës.
Ai tha se nuk ka marrë asnjë sugjerim nga ndërkombëtarët për raportet politike me Berishën.
“Unë kundërshtar me Bashën kam qenë edhe para 25 prillit. Të gjitha veprimet i ka bërë në kundërshtim me interesin e vendit dhe opozitës. Nuk është se kjo është një gjë e re. Unë e kam pasur informacion për Lulzim Bashën. Ajo qëndresa që mbajti presidenti ata e kapitalizuan për ato mandate që morën. Për mua ishte e rëndësishme që vendi të shkonte në zgjedhje.
Është sebep të mos dëgjohet zëri i Berishës për të minuar demokracinë. Ti këtë gjë e përdor për të minuar demokracinë. Si rasti i Simon Mirakës që nuk e zgjedhim ne se e ka firmosur ky. Ku e ndalon kushtetuta marrjen në konsideratë të një veprimi të tillë. Këto janë pretekste për të minuar demokracinë.
Nuk kam pasur asnjë sugjerim nga ndërkombëtarët në raport me Berishën. Unë nuk i marr veprimet e mia politike mbi atë që mendon dikush tjetër. I mendoj vetë dhe kam bindjet e mia. E rëndësishme është që Shqipërinë t’ia kthejmë shqiptarëve. Sot Shqipërinë nuk e kanë shqiptarët në dorë. E kanë oligarkët.Nuk e ka shumica e shqiptarëve”, u shpreh Meta.