TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armand Shkullaku thotë se Ballkani i Hapur është një nismë e dy autokratëve, Vuçiç dhe Rama.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shkullaku tha se kjo nismë u mbivendoset nismave të tjera që kanë mbështetjen dhe garancinë e BE-së dhe partnerëve, si CEFTA apo Procesi i Berlinit.
"Janë disa arsye pse jam kritik. Është një nismë që i mbivendoset disa nismave të tjera në rajon dhe që nuk janë vënë në jetë nga Beogradi. Flas për marrëveshjen e CEFTA, që e ka nënshkruar edhe Kosova. Edhe në marrëveshjen e CEFTA, përsëri Serbia nuk ka pranuar të njohë doganat dhe taksat e shtetit të Kosovës.I mbivendoset edhe tregut të përbashkut rajonal, brenda kuadrit të Procesit të Berlinit.
Kam besim më shumë te një proces, që ka garant Berlinin dhe Brukselin, sesa Beogradin.
Deficiti tregëtar mes Serbisë dhe Shqipërisë është thelluar tej mase gjatë këtyre katër muajve. Pra kemi një ekonomi shumë më të fuqishme, si Serbia dhe disa shtete me ekonomi shumë më pak konkuruese, që nuk kanë asnjë garanci që humbjet e shkaktuara të kompensohen nga vendet anëtare si në BE.
Nuk mund të pres me entuziasëm një marrëveshje që vjen nga dy liderë, që deri para pak kohësh ishin për një Ballkan me linja etnikisht të pastra, me shkëmbim territoresh. Nga kjo jemi te ideja e një Ballkani pa kufij fare.
E shoh si përpjekje e dy individëve autoritarë, modeli i të cilëve është dështim i plotë.
Shqipëria dhe Serbia janë shtete ku nuk ka konkurencë të mirëfilltë dhe pushteti kontrollohet nëpërmjet oligarkëve. Janë regjime hibride. Nuk kanë hapësirë lirie dhe demokraci. Tani do na krijokan një Ballkan me vlera evropiane.
Mbi të gjitha, edhe vetë Brukseli, Berlini dhe Uashingtoni e shohin me skepticizëm dhe vendos si kusht, që këto procese nuk duhet të konkurojnë procese integruese europiane", tha Shkullaku.