TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i vendit Ilir Meta komentoi deklaratat e bëra prej tij në muajin shkurt kur iu drejtua atyre që i cilësoi si “rilindasit vendas dhe ndërkombëtarë” se nuk do të mundin kurrë të varrosin pluralizmin politik në Shqipëri.
Meta tha se i qëndron edhe sot kësaj deklarate. Ai shtoi se pas largimit nga Presidenca do të bëjë gjithçka që të ketë një përmbysje demokratike dhe që sovraniteti t’i kthehet popullit përmes referndumeve.
“Ka qenë deklarata e duhur në momentin e duhur pasi ka qenë kulmi i presionit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Të mos harrojmë një fakt shumë të rëndë që është harruar, se si në seancën e fundit manipuloi një shkresë me urdhër t ëish-kryetarit të Kuvendit, përpara se ai të ikte. Ka qenë një situatë e tillë, ndaj është dhe ai mesazh. Unë i qëndroj atij mesazhi. Kam qenë kryeministër, kam qenë, kryetar Kuvendi, kam qenë kryetar shteti por unë nuk i harroj idealet e dhjetorit 1990 kam qenë aty se isha kundër atij sistemi.
Pas kaq kohësh ndjej shumë detyrim ndaj vendit dhe bashkëmoshatarëve të mi për këtë situatë ku jemi dhe kam krijuar një bindje që për të dalë nga kjo krizë demokracie është përmbysje demokratike dhe qeverisja t’i kthehet sovranit përmes referndumeve. Kur flas për përmbysje demokratike, e them se në vend që të ketë llogaridhënie dhe drejtësi këtu kemi një grusht njerëzish që kontrollojnë gjithçka. Dhe kjo duhet të përmbyset”, tha Meta.
DEKLARATA E ILIR METËS NË MUAJIN SHKURT
Ju thoni nëse 24 korriku është sot, do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në Presidencë, nuk do të blindohet asgjë. Në 24 korrik do bëjmë një festë dhe aty është populli i 2 marsit. Me këto falsifikimet e fundit është shumë i irrituar, por duhet të ruajmë vetëpërmbajtjen. Kur palët sillen normalisht Presidenti sillet si danez. Kur kërcënohet rendi kushtetues, kur nxitet artificialisht një konflikt dhe ju i dini kush i ka nxitur dhe tashmë filmi dhe teatri janë rrëzuar, sigurisht që presidenti do jetë njësh me Kushtetutën me interesin publik, kombëtar me pluralizmin politik.
Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin ‘de facto’ pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre o superbudallenj”, tha Presidenti në fjalën e tij