AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 21:16

Open Balkan/ Bushati: Ajo që është nisur me luftë, po zgjidhet me paqe dhe shtrëngim duarsh! Nëpërmjet ekonomisë, vendet kanë arritur paqen

Open Balkan/ Bushati: Ajo që është nisur me luftë, po
Ervin Bushati

Ervin Bushati, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua nisma për Ballkanin e Hapur. 

Bushati tha se paqja mes vendeve është arritur edhe nëpërmjet ekonomisë dhe se kjo nismë mund të shërbejë edhe për këtë, përveç atyre që i konsideron si përfitime ekonomike. 

"Është një shtysë politike e nisur nga kryeministrat e vendeve respektive, por që ka në fokus ekonominë, lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe kapitalit.

Duhet të kemi parasysh kontekstin në të cilin është mbajtur dje takimi, një ditë pas mos lejimit të uljes së Ministrit të Jashtëm të Rusisë në Beograd, nga tre vende të NATO-s, që ishin dje në krah të Presidentit të Serbisë, i cili e kishte ftuar mikun e tij, ministrin e jashtëm të Rusisë Lavrov. Dje ishte në krah me njerëzit që kishin penguar këtë fluturim.

Ballkanizimi apo fragmentimi i shteteve, shumëfishimi i problamtikave njihet si term pezhorativ. Ajo që është nisur me luftë, po zgjidhet me paqe dhe me shtrëngim duarsh. Ky është një lajm shumë i mirë.

Për herë të parë kemi iniciativën e disa vendeve dhe në nisjen e saj iu desh të mbledhë shumë sinergji dhe më në fund kemi një mbështetje të hapur nga BE. Dje ishte atje komisioneri i zgjerimit dhe deklaratën dhe mbështetjen e DASH.

Nëpërmjet ekonomisë shumë vende e kanë nisur paqen dhe bashkimin", tha ndër të tjera Bushati.