AKTUALITET, 19 Dhjetor 2025, 13:26

'Balluku', PS-PD dakordësi që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve! SPAK: Edhe avokati i zv.kryeministres mund të njihet me provat

'Balluku', PS-PD dakordësi që të shtyhet mbledhja e

PS dhe PD janë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Ballukut.

Pritet të shihet se në çfarë datë do të caktohet mbledhja e radhës, ndërkohë që SPAK ka deklaruar se edhe avokati i Ballukut mund të njihet me USB-në me provat.  

Ardian Kalija, avokati i zv.kryeministres Belinda Balluku kishte kërkuar të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres. Avokati ka thënë se i duhet kohë për mbrojtjen.