TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët e posaçëm kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme shoqërohet nga Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, dy prokurorët që po hetojnë dosjen për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për Belinda Ballukun, gjë që do i hapte rrugën masave të reja ndaj zv.kryeministres si “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”.
Belinda Balluku ndërkohë ndodhet pak metra larg Kryesisë së Kuvendit, në Kryeministri ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Ministrave, e thirrur nga kreu i qeverisë Edi Rama.