AKTUALITET, 19 Dhjetor 2025, 13:19

USB me provat për Ballukun, Prokurorët e SPAK: Mund të shihen vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve!

USB me provat për Ballukun, Prokurorët e SPAK: Mund të shihen

Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se USB-ja me provat dhe aktet e depozituara në Kuvend për heqjen e imunitetit te deputetit dhe më pas arrestimin e Ballukut mund të shihet vetëm nga anëtarët e këtij Këshilli.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen e imunitetit të Ballukut, po diskutohet ende për USB-në me provat e SPAK.

Socialistët thonë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë.

Por, prokurorët e SPAK thonë se materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe mund t’i kenë provat secili prej anëtarëve.

Ndersa Ardian Kalija, avokati i zv.kryeministres Belinda Balluku ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të njihet me provat e SPAK që janë dorëzuar në Kuvend bashkë më kërkesën për autorizim për arrestimin e saj.