TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur tek skandali me AKSHI-n, që sipas tij është një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Berisha u shpreh se të gjitha të dhënat e shqiptarëve janë disponuar nga grupi strukturuar kriminal më ne krye sipas tij nga Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj.“Çdo e dhënë për çdo shqiptar, çdo e dhënë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, të gjitha pa përjashtim në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Tropolini, Elvis Doçi, Suel Çela kartelet e drogës në Amerikën Latinë
Të gjitha të dhënat janë eksportuar nga sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare dhe të shtetit shqiptar”, tha Berisha.
Më tej ai u shpreh se nga frika e bllokimit të AKSHI-t, Rama ka urdhëruar qe te paguhen 25 milione euro per kunatin e tij.
“Kjo organizatë ka kryer krime. Vazhdon Edi Rama ka urdhëruar dy ditë më parë ti paguhen kunatit 25 milionë euro nga tenderi për përmirësimin e Inteligjencës Artificiale që është fund e krye një fallcitet.
Familja Rama merr 75 mln euro për Inteligjencës Artificiale dhe duke ditur që AKSHI mund të bllokohet, urdhëron që ti disbursohen lotin e fundit të parave të papaguara, 25 mln euro nga 75″, tha Sali Berisha.
Berisha: Çdo e dhënë për çdo shqiptar, çdo e dhënë për sigurinë kombëtare të këtij vendi, anëtar i NATO-s, siguria kombëtare e Shqipërisë është siguri kombëtare në sistemin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, të gjitha pa përjashtim, në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t, që është database i të gjithë të dhënave, janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, kartelet shqiptare të drogës në Amerikën Latine. Pa përjashtim, të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Kaçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë në rrafshin e sigurisë kombëtare dhe të historisë së shtetit shqiptar. Sot, kartelet e drogës, armiqtë e Shqipërisë, që i kontrollojnë dhe punojnë me to, Ergys Agasi, disponojnë çdo të dhënë. Në eksportin e të dhënave të TIMS, eksport që ndodhi vetëm pak ditë pas emërimit të Taulant Ballës ministër, të dhëna top-sekret për sigurinë dhe luftën kundër kriminalitetit, është dora e zezë e AKSHI-t, e Ermal Beqirit dhe të tjerëve.
Pra, bashkëpunimi i organizatës kriminale në krye të AKSHI-t, kopshtit privat të Edi Ramës, që ka për strumbullar Armand Frangun, baxhanakun e Edi Ramës, rreth të cilit kanë operuar Ermal Beqiri, Gerond Meçe, Ilir Beqaj dhe të tjerë. E faktuar kjo! Në një akt të paimagjinueshëm vjedhjesh, korrupsioni, pengmarrjesh, gjithnjë për llogari të Armand Frangut, me prestanome ortakët e tij Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe të tjera, kjo organizatë ka kryer krimet më të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe për vendin. Sot kartelet e drogës, armiqtë e Shqipërisë, disponojnë çdo të dhënë. Agasi ka marrë peng për llogari të Ermal Beqirit. Kjo organizatë ka kryer krime për llogari të Ramës. Ai ka urdhër dy ditë më parë ti paguhen kunatit 25 mln euro nga tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, që është fund e krye një falsitet. Përveç kësaj, imagjinoni, familja Rama për tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, se plasi inteligjenca artificiale, vodhën 75 mln euro. Rama urdhëron financave ti disbursojë me urgjencë lotin e fundit të parave të paguara 25 mln euro nga 75.