TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të platformës TikTok, pas asaj që ai e cilësoi si bashkëpunim konstruktiv me drejtuesit e rrjetit social. Në një intervistë për POLITICO, Rama u shpreh se 'qeveria është “e kënaqur me rezultatin” e bisedimeve dhe se së shpejti do t’u prezantohet qytetarëve një plan konkret bashkëpunimi me platformën'.
Sipas Ramës, 'reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalim ishte befasues pozitiv'. Ai tha se 'kishte pritur përballje ose kundërpërgjigje agresive, por përkundrazi, drejtuesit e kompanisë treguan gatishmëri për të dëgjuar shqetësimet e qeverisë shqiptare dhe për të adresuar problemet e ngritura'.
Shqipëria e ndaloi TikTok-un në mars 2025, pas rreth një viti negociatash lidhur me abuzimin online, përfshirë dy vetëvrasje të dyshuara si të lidhura me ngacmimet në platformë. Ngjarja që e përshpejtoi vendimin ishte vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, pas një konflikti që raportohet të ketë nisur online.
Megjithatë, ndalimi u kundërshtua nga opozita dhe organizata të shoqërisë civile, të cilat e akuzuan qeverinë për censurë dhe kufizim të shprehjes. Rama pranoi se ndalimi nuk e zgjidhi dhunën në shkolla, por theksoi se shërbeu për të vendosur mekanizma sigurie që më parë mungonin.