TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin “Smart City”, u shpreh se instalimi i sistemit të sigurie, përmes kamerave inteligjente, do t’i vijë në ndihmë, sipas tij, drejtuesve të ndershëm të Policisë së Shtetit.
Kreu i qeverisë u shpreh se do t’i ndihmojë duke ua larguar të gjitha hijet tunduese të të keqes.
Rama theksoi se kush do të dojë ti shmanget syrit të policisë për të bërë keq do të duhet të mbulohet me ferexhe për të dalë në rrugë.
Ndërsa shtoi se nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura.
“Ky projekt ndihmon drejtuesit e ndershëm dhe punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit, i ndihmon duke ua larguar të gjitha hijet tunduese të të keqes. Kush do të dojë ti shmanget syrit të policisë për të bërë keq do të duhet të mbulohet me ferexhe për të dalë në rrugë ndryshe nuk dikën dot asgjëkundi.
Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur, sepse syri ka një rrjet mbulimi që 20 bashkitë me problematike, me lëvizjet më domethënëse futet kudo”, tha Rama.