AKTUALITET, 19 Dhjetor 2025, 13:14

Do të ketë protestë të dhunshme më 22 dhjetor? Ja si përgjigjet kreu i PD, Berisha

Do të ketë protestë të dhunshme më 22 dhjetor? Ja si

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse protesta kombëtare, e thirrur më 22 Dhjetor para kryeministrisë, do të jetë e dhunshme.

Nga selia blu, kreu i qeverisë theksoi se PD është forcë paqësore dhe se edhe diktaturën më të dhunshme kanë arritur që ta rrëzojnë në mënyrë paqësore. I pyetur për grevë, Berisha tha se “janë të gjitha opsionet e hapura”.

“Ne jemi forcë politike paqësore. ne diktaturën më të dhunshme të kohërave e kemi përmbushur në mënyrë paqësore., Ka revolta paqësore, të cilat kanë hoshtelacionet e tyre. Nuk thashë se do të hyjnë në grevë deputetët, por janë të gjitha opsionet e hapura. Me Ramën, Shqipëria është në greminë. Të largohet Rama. Luftë thoshte zëdhënësi i Ramës. “, tha Berisha.