AKTUALITET, 19 Dhjetor 2025, 10:48

Paralajmërimi i Berishës: Protestat tona, deri në greva urie. Jetike, revolta! Të angazhohen sa më shumë të rinj, opozita do e fitojë betejën

Paralajmërimi i Berishës: Protestat tona, deri në greva urie.

Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar. Berisha ka paralajmëruar protesta më të forta më të vendosura deri në grevë urie.

“Këta kanë asgjësuar parlamentin. Parlamenti nuk ekziston. Protestat tona do të diversifikohen me greva urie me të gjitha format. Deri sa të përmbushim misionin tona. Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim. Me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë forma që rrëzojnë narkodiktatura.”, tha ai.

“Duhet të ngrihemi si përpjekje e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet, është faktuar gjithçka. Farsa elektorale, vjedhjet dhe janë vetëm maja e ajsbergut, janë faktuar lidhje me drogë.

Këta e kanë asgjësuar parlamentin, s’ka Parlament, Një qeveri që përgatit zgjedhje të lira, është kushti i kushteve për ne.

Protestat tona do të diversifikohen me greva, greva urie, në të gjitha format., Jemi të vendosur të përmbushim misionin.

Duhet të kemi të qartë se me këtë regjim është jetike revolte e qëndrueshëm, ato janë forma që rrëzojnë narkodiktatura, angazhimi i sa më shumë të rinjve në këtë betejë që opozita do ta fitojë” tha Berisha.