AKTUALITET, 20 Maj 2023, 14:49

Aksident në Maliq/ Makina përplas biçikletën, plagoset 70-vjeçari

Aksident në Maliq/ Makina përplas biçikletën, plagoset

Një i moshuar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë, teksa ecte me biçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në aksin rrugor dytësor “Plasë-Pojan”.

Si pasojë e përplasjes ka përfunduar në spital shtetasi me inicialet A. M., rreth 70 vjeç.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.