AKTUALITET, 19 Prill 2025, 17:56

23 qendra votimi në Yzberisht në kontejnerë! Vendosen mbi korsinë e biçikletave dhe të makinave

23 qendra votimi në Yzberisht në kontejnerë! Vendosen mbi

23 kontenierë janë rreshtuar në bulevardin “Migjeni”. Ata nuk janë të zakonshëm. Më 11 maj do të shërbejnë si qendra votimi ku do të votojnë banorët e Yzberishtit dhe Kasharit.

3 javë përpara zgjedhjeve këta kontejnerë zënë edhe korsinë e biçikletave dhe një korsi makinash.

Nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone votojnë në këtë formë, por herët e tjera kontenierët ishin vendosur në këtë fushë, e cila tani është kthyer në parkim privat.

Në mungesë të hapësirës që ishte shfrytëzuar më parë, KQZ dhe Bashkia Tiranë kanë zgjedhur t’i vendosin qendra e votimit në rrugë.

Brenda në kontenier, nuk do të mungojnë kushtet për realizimin e procesit të votimit. Do të furnizohen me energji elektrike për pajisjet elektronike që identifikojnë zgjedhësit me shenjë gishti si dhe tavolina pune për komisionerët.

Pasi të instalohen shërbimet e nevojshme, në këto kontenierë do të afishohen edhe listat e zgjedhësve.