AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 11:46

Basha prezanton platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë

Basha prezanton platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpalosur një platformë, e cila sipas tij, do të çlirojë ekonominë e kapur nga korrupsioni dhe oligarkia. Basha tha se oligarkët janë klientë të qeverisë dhe janë bashkëpërgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë.

"Oligarkët janë klientë të qeverisë, që shkatërrojnë konkurencën, tregun dhe janë bashkëpërgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë shqiptare. I kemi denoncuar këto afera, një për një dhe do të vazhdojmë t'i denoncojmë. Do të prezantojmë përpara jush platformën anti mafia për çlirimin e ekonomise."

Basha përmendi disa nga koncesionet, por pa u ndalur tek emrat konkretë të oligarkëve. Këtë detyrë ja kishte lënë deputetes Jorida Tabaku, e cila bëri një pasqyrë të disa tenderave,  koncesioneve dhe monopoleve, të cilat PD i konsideron abuzive. Mes tyre, ishin koncesioni i "Check up", "Sterilizimi", "Inceneratorët" apo rruga "Thuman-Kashar".

Deputeti Alibeaj, prezantoi atë që PD e quan "mekanizmi anti mafia".  PD kërkon ndryshimin e ligjit anti mafia, për të verifikuar kontratat abuzive të koncesioneve, prokurimit publik, PPP-ve dhe tjetërsimit të pasurive publike.

"Mekanizmi anti mafia do të veprojë për kontratat, liçensat, PPP-të, shitjet, ato që janë lidhur dhe janë në progres. Do të jetë një pengesë edhe për të ardhmen. Më e rëndësishmja është se do të ketë fuqi prapa vepruese, pra do të veprojë edhe për të shkuarëtn. Do ti nënshtorhen kompanitë dhe pronarët e kompanive. Gjithashtu, çdo zyrtar publik nga kryeministri. Do t'i nënshtrohen edhe familjarët e zyrtarëve, nga ata të kryeministrit deri tek familjarët e zyrtarëve të thjeshtë" , u shpreh Alibeaj.

/TPZ.AL/