AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 17:52

Aksident i rëndë në Tiranë, furgoni përplas fëmijën

Aksident i rëndë në Tiranë, furgoni përplas

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, teksa një furgon ka përplasur një fëmijë rreth 5-7 vjeç, por identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Fëmija është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forca policie kanë nisur hetimet.