AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 08:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në zonën veriore të Veronas në Itali.

Një emigrant shqiptar, me profesionin shofer kamioni ka mbetur viktimë e këtij aksidenti fatal.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në autostradën A22, ku automjeti tip kamion me të cilin udhëtonte 51 vjeçari shqiptar u përplas me një automjet të tipit TIR.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që shoferi shqiptar të ndërrojë jetë në vend.

TPZ.AL