AKTUALITET, 8 Mars 2018, 10:20

Dhunë edhe në 8 Mars, godet gruan në sy të vajzës së mitur, arrestohet 40-vjeçari

Dhunë edhe në 8 Mars, godet gruan në sy të vajzës

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi ka dhunuar gruan.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Erjon Sulkon, i cili ka rrahur gruan e tij në prani të fëmijëve.

“Arrestimi 40-vjeçarit, banues në lagjen ”Xhevdet Nepravishta” Lushnje u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.S, 42 vjeçe, në praninë e vajzës së mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/4  i Kodit Penal”, – thuhet në njoftimin e policisë.