AKTUALITET, 12 September 2026, 15:50

Zjarri përfshin zonën pranë Taroninës në Gjirokastër/ Ndërhyrja e zjarrfikësve frenon flakët

Një vatër zjarri në Njësinë Administrative Cepo, në afërsi të fshatit Taroninë.

Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i patrullimit që ndodhej në këtë njësi administrative. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se zjarri kishte rënë në shkurre.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur vënia në kontroll dhe fikja e plotë e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e tij dhe marrjen e përmasave më të mëdha.