AKTUALITET, 4 November 2026, 15:28

Pista e re/ E raportuan të vrarë nga ariu, arrestohen gruaja dhe djali i 57-vjeçarit në Bulqizë! Burri u ekzekutua me armë zjarri

Pista e re/ E raportuan të vrarë nga ariu, arrestohen gruaja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku fillimisht u raportua se një 57-vjeçar kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër, ndërsa hetimet zbuluan se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Policia ka ndaluar bashkëshorten dhe djalin e viktimës, të dyshuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vrasjen e shtetasit Urim Fiku., duke përdorur armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.

Ngjarja u regjistrua më 3 nëntor 2026, ndërsa pas hetimeve intensive, më 4 nëntor, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër bëri të mundur dokumentimin e saj, nën drejtimin e Prokurorisë.

Fillimisht, familjarët raportuan se 57-vjeçari kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari. Megjithatë, nga hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Në pranga janë vënë bashkëshortja, 57 vjeçe, dhe djali i viktimës, 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi.

Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi një pistoletë model 54, së bashku me fishekët, si dhe një gëzhojë pistolete të gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi

Më datë 04.11.2026, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 03.11.2026, në fshatin Godvi, Bulqizë.

Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve:

* S. F., 57 vjeçe;

* G. F., 33 vjeç;

të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.).

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Pista e re/ E raportuan të vrarë nga ariu, arrestohen gruaja dhe djali

Pista e re/ E raportuan të vrarë nga ariu, arrestohen gruaja dhe djali