TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, i riu që rreth një vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të Maliqit bashkëmoshatarin e tij, 14-vjeçarin Erald Xhejo.
Vendimi është dhënë më 9 shtator 2026 nga Gjykata e Korçës.
Trupa gjykuese, pasi shqyrtoi provat e administruara në dosjen penale, e shpalli fajtor të pandehurin për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe e dënoi me 12 vite burgim.
Dënimi është dhënë duke marrë në konsideratë moshën e mitur të autorit në kohën e kryerjes së krimit.
Sipas rregullave që zbatohen për të miturit në konflikt me ligjin, masa e dënimit është më e ulët se ajo që do të aplikohej ndaj një personi madhor për të njëjtën vepër penale.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth një vit më parë në fshatin Pirg të Maliqit, ku pas një konflikti, 15-vjeçari Enedjos Guri goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo, duke i shkaktuar vdekjen.
Gjatë procesit gjyqësor, sipas burimeve të pranishme në seancat gjyqësore, i pandehuri nuk ka shfaqur pendesë dhe nuk ka kërkuar falje përpara familjes së viktimës për ngjarjen e rëndë.
Me vendimin e 9 shtatorit, Gjykata e Korçës ka mbyllur në shkallën e parë procesin gjyqësor ndaj të miturit për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Pirg.