AKTUALITET, 12 September 2026, 10:15

Aksident tragjik në Sevaster/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, në Bashkinë Selenicë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në përrua.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.