TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta e zhvilluar sot në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik është përshkallëzuar, duke sjellë përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po ndërtohet muzeu, në zonën historike të qytetit, por janë ndaluar nga efektivët e policisë.
Përplasjet janë shënuar në momentin kur protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor për t’iu afruar zonës ku po zhvillohen punimet.
Protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjet në zonën historike të Vlorës dhe kërkojnë ndalimin e projektit për ndërtimin e muzeut.
Ata kërkojnë gjithashtu mbrojtjen e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilin e konsiderojnë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit.
Situata është tensionuar gjatë protestës, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë për të penguar protestuesit që të depërtonin në zonën e kantierit.