TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është pyetur nga gazetarët në lidhje me një operacion të policisë greke kundër trafikut të kokainës nga Kolumbia, ku mes personave të arrestuar është edhe një shtetas shqiptar.
Hita nuk bëri publik emrin e shqiptarit, për shkak të hetimit, por bëri me dije se bëhet fjalë për një person të dënuar në Shqipëri për vrasje dhe që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.
Kreu i Policisë së Shtetit theksoi se edhe autoritetet shqiptare kanë nisur verifikimet dhe hetimet lidhur me rastin.
“Kemi pasur një shkëmbim në kohë reale të informacionit me homologët grekë. Ata na kanë bërë me dije për një operacion në Athinë, ku kanë kapur një sasi lënde narkotike, kokainë, dhe janë arrestuar disa shtetas shqiptarë.
Mes tyre është edhe një person në kërkim për llogari të Shqipërisë, i dënuar për vrasje, me rrezikshmëri të lartë, por, ngaqë informacioni është konfidencial, nuk mund të bëj publik emrin. Ne kemi vazhduar verifikimet në të gjithë pjesën sa na takon ne, duke filluar hetimet tona në lidhje me këtë rast të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, tha drejtori i Policisë, Skënder Hita.